Rreth Programit

“INTERREG Balkan-Mediterranean 2014-2020” është një Program i ri bashkëpunimi, krijuar si rezultat i objektivit kryesor te vendeve pjesëmarrëse të “BalkanMed”, për të promovuar bashkëpunimin në zonë dhe nga ndarja e “Evropës Juglindore 2007-2013”. Programi bashkon (5) pesë vende: (3) tre vende anëtare të BE-së (Bullgaria, Qiproja dhe Greqia) dhe (2) dy vende kandidate, Shqipëria dhe Republika e Maqedonisë së Veriut. Është hera e parë që bashkëpunimi evropian adreson Gadishullin Ballkanik dhe Detin e Mesdheut Lindor së bashku, në një përpjekje të përbashkët përtej kufijve detarë dhe tokësorë, për të kontribuar në strategjinë “BE 2020”, për rritje eficente, të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse”. Programi BalkanMed është bashkëfinancuar nga Fondi Evropian i Zhvillimit Rajonal (ERDF) me nje shume prej 28.330.108,00 Euro. Shuma totale e suportit nga fondi i Instrumentit për Asistencën e Para-Aderimit (IPA) është 5.126.138,00 Euro. Prandaj, buxheti i përgjithshëm i Programit, duke përfshirë kontributin kombëtar, është 39.727.654,00 Euro.

SFIDAT KRYESORE

“BalkanMed ka fokus kryesor perballimin e dy sfidave kryesore:

– Sfida prioritare 1: ""Sipërmarrja dhe Inovacioni"
– Sfida prioritare 2: ""Mjedisi"

Më shumë informacion mund të gjeni në faqen zyrtare të internetit të Programit: .