Bashkimi Evropian po udhëheq luftën globale kundër ndryshimeve klimatike dhe e ka bërë kete ceshtje prioritetin kryesor. BE-ja u angazhua për të reduktuar emetimet e saj të përgjithshme në të paktën 20% nën nivelet e vitit 1990 deri në vitin 2020. Autoritetet lokale luajnë një rol kyç në arritjen e objektivave të BE-së për energjinë dhe klimën. Pakti i Kryetarëve të Bashkive është një nismë evropiane me anë të së cilës provincat, qytetet dhe rajonet e medha angazhohen vullnetarisht për të reduktuar emetimet e tyre CO2 përtej këtij objektivi prej 20%. Ky angazhim formal duhet të arrihet përmes zbatimit të Planeve të Veprimit për Energjinë e Qëndrueshme (SEAP). Qëllimi i këtij udhëzuesi është të ndihmojë nënshkruesit e Paktit të Kryetarëve të Bashkive që të arrijnë angazhimet që kanë marrë nepermjet nënshkrimit te ketij Pakti, dhe ne vecanti të përgatisin brenda vitit ne vijim aderimin e tyre zyrtar: · Inventarin Bazë të Emisioneve (BEI). · Një Plan Veprimi për Energjinë e Qëndrueshme (SEAP). https://e3p.jrc.ec.europa.eu/articles/guidebook-how-develop-sustainable-energy-action-plan-seap |
Gabim: Emri i përdoruesit client s’është i regjistruar në këtë sajt. Nëse jeni i pasigurt për emrin tuaj të përdoruesit, provoni të hyni duke përdorur adresën tuaj email.
x