Mundësia për të përmirësuar efiçencën energjetike të ndërtesave publike (shkolla, muze, qendra inovacioni, etj.).

Territoret pjesëmarrëse përballen me problemet e zakonshme të objekteve të vjetra, fasadave të ndërtesave të vjeteruara/amortizuara, materialeve dhe pajisjeve (izolim, pajisje, sisteme ftohje/ngrohjeje etj.), pergjegjshmeri dhe ndërgjegjësim të ulët për energjinë, mungesë të nëpunësve të aftë civilë, që çojnë në konsum të lartë të energjisë dhe emetim të CO2.

Reduktimi i konsumit të energjisë pas një viti zbatimi të aktiviteteve pilot

pronergy3alb

Sesionet e trajnimit

PROENERGY alb

Ndërtesat publike me eficence të përmirësuar të energjisë
Kontratat e Performancës së Energjisë
Mjeti i krahasimit

proenergy2alb

Platforma e Përbashkët ICT
Strategjia e Përbashkët dhe Plani i Veprimit
Sistemi i përbashkët i analizës kosto-përfitim
Sfida e përbashkët e PRO-ENERGY është përmirësimi i efiçences energjetike të objekteve të ndryshme publike (shkolla, muze, qendra inovacioni etj). Territoret pjesëmarrëse përballen me problemet e zakonshme të objekteve të vjetra, fasadave të ndërtesave të vjeteruara/amortizuara, materialeve dhe pajisjeve (izolim, pajisje, sisteme ftohje/ngrohjeje etj.), papergjegjshmeri dhe ndërgjegjësim të ulët për energjinë, mungesë të nëpunësve të aftë civilë, që çojnë në konsum të lartë të energjisë dhe emetim të CO2. Kjo, si dhe fakti qe territoret pjesëmarrëse janë të varura nga importet e energjisë, tregon se ka vend për përmirësime në konsumin e energjisë dhe përdorimin më efikas të energjisë. Më e rëndësishmja, roli shembullor i sektorit publik duhet të promovohet duke rritur kursimet e energjisë në ndërtesat publike. Me fokus në sjelljen e konsumatorit kundrejt efiçencës se energjisë, PRO-ENERGY synon të adresojë të gjitha problemet kryesore, duke zhvilluar dhe zbatuar strategji dhe plane veprimi të përbashkëta, duke rritur kompetencat e investitoreve dhe operatorëve ne sektorin e ndërtimeve publike, duke zhvilluar dhe aplikuar teknologji dhe mekanizma për reduktimin e konsumit të energjisë në ndërtesat publike dhe promovimin e praktikave dhe rezultateve me të mira të gjeneruara nga projekti/subjekteve të tjera vendore/rajonale/kombëtare në rajon.